Rreth QCB

Të fokusuar në


Kush Jemi

Quality Certification Bureau – Albania, ose sic i referohemi zakonisht Q.C.B. – ALBANIA, është partneri lokal i Entit Çertifikues Italian, Quality Certification Bureau – Italia. Quality Certification Bureau – Italia, është një trupë çertifikuese me përvojë të konsiderueshme dhe njohje në arenën ndërkombëtare në sektorë të ndryshëm të industrisë dhe shërbimeve.
Zyra qëndrore të Quality Certification Bureau – Albania janë në Tiranë dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Objektivi i Quality Certification Bureau – Albania është të kryejë shërbime auditimi të pavarura (te njohura si Auditime te Palëve të Treta) siç janë Inspektimet Teknike, Auditimet, Çertifikimet, në mënyrë që të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e përfitimeve të operatorëve të biznesit shqiptar, nëpërmjet trajnimeve dhe asistencës sonë në çertifikimet e Standardeve Ndërkombëtare ISO 9001, ISO 22000, ISO 14001, ISO 18001, HACCP, etj. Implementimi i këtyre Standardeve Ndërkombëtare ndihmon të gjitha llojet e kompanive, (pavarsisht fushës së veprimtarisë, madhësisë apo kompleksitetit të saj), për tja dalë mbanë nëpërmjet përmirsimit të kënaqësisë së klientit, motivimit të personelit dhe përmirsimit të vazhdueshëm te aktivitetit tregtar.
Qëllimi ynë kryesor është për të ndërtuar marrëdhënie afatgjatë partneriteti me klientët bazuar në pasionin me të cilin i kushtohemi punës, në angazhimin që i kushtojmë çdo aktiviteti dhe në kompetencën e përdorimit të informacionit në mënyrë efektive.

Për këtë qëllim ne kemi zhvilluar një politikë specifike të ndjekur nga :

• Ofrimi i një shërbimi të çertifikimit të efektshëm, në kohë dhe në mënyrë profesionale.
• Shërbime konkurruese të çertifikimit, ekonomikë, dhënë në kushte etike dhe jo diskriminuese.
• Lëshimi i çertifikatës në kohë të shkurtër.
• Vëmendje të veçantë për kërkesat e klientëve.
• Auditorë të kualifikuar në këtë fushë dhe të angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm nëpërmjet trajnimeve.
• Fleksibilitet në planifikimin e auditimit dhe përzgjedhjen e ekipit të vlerësimit.
• Çertifikime korporative; çertifikime të integruar me sisteme të tjera menaxhimi.

Q.C.B – ALBANIA I INVESTON 100% E TE ARDHURAVE TE SAJ PER NEVOJAT E BRENDSHME TE ORGANIZMIT

Organizata

Q.C.B. Albania ka fleksibilitet dhe është e gatishme përtë dëgjuar nevojat e klientëve. Në mënyrë të veçantë, procesi ynë I certifikimit nuk i kalon katër javë nga nënshkrimi i kontratës sonë (në qoftë se organizata Juaj të tregon konformitet të plotë me kërkesat e standardit në fuqi). Koha jonë mesatare për lëshimin e certifikatës pas rezultatit të auditimit fillestar (me rezultate pozitive) nuk i kalon shtatë ditë. Duke zgjedhur Q.C.B. Albania ju do të keni në dispozicion gjithmonë kontakt direkt, personal dhe të menjëhershëm që do t’iu ofrojë të gjitha informacionet në lidhje me certifikiminTuajdhe sidomosdo të jenë të gatshëm për të dëgjuar dhe për të kuptuar nevojat Tuaja. Q.C.B. Albania operon në territorin shqiptar.


Stafi i Auditorëve

Emiliano BiçakuAdministrator
Mobile: +355 68 207 7893
Email: [email protected]

Valmir ÇelaKonsulent Çertifikimesh
Mobile: +355 69 217 7335
Email: [email protected]