OHSAS 18001

OHSAS 18001:2007 Certifikimi i sistemit për menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë

Pavarësisht nëse jeni në sektorin e shërbimeve apo prodhimit, detyra juaj është ta mbani vendin e punës sa më të shëndetshëm dhe sa të sigurt për të punësuarit ashtu siç përcaktohet me ligj. Sistemi për menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë OHSAS 18001 që është një standard ndërkombëtar do t’iu ndihmojë në përmbushjen e detyrimeve ndaj autoriteteve përkatëse. Ky sistem fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha rreziqeve në punë duke përfshirë të gjitha palët  në proçes (punëtoret, vizitorët, siguruesit, shoqëria) si dhe përmirësimin maksimal të Shëndetit dhe Sigurisë në punë brenda kompanisë.

Zbatimi dhe çertifikimi i një sistemi menaxhimi të shëndetit dhe sigurisë në punë në perputhje me OHSAS 18001 ndihmon një kompani në:

  • Identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve potenciale nëpërmjet zbatimit të programeve për reduktimin e rreziqeve ( ë nivele të pranueshme ) si dhe minimizimin e rreziqeve në mjedisin e punës.
  • Reduktimin e aksidenteve që ndodhin në kompani
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të aktivitetit të kompanisë për çështjet që lidhen me  shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Monitorimin sistematik dhe zbatimin e legjislacionit për shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Reduktimin e kostos nga aksidentet (kompensimet, shtrimet në spital etj)

Certifikatat e lëshuara nga QCB Albania janë të akredituara.

>> SHIKO TE GJITHA CERTIFIKIMET <<