ISO 9001

ISO 9001:2015 Certifikimi i sistemit për menaxhimin e cilësisë

Në kompaninë tuaj, për të pasur një sistem më të mirë të menaxhimit, planifikim më të mirë të aktiviteteve, për zgjidhjen më të shpejtë të problemeve, për të rritur produktivitetin, fitimet dhe reputacionin, duhet të zbatoni sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015.

Institucionalizëm do të thotë krijimi i bazës së vazhdimësinë së ndërmarrjeve sot. Në këtë kontekst, ne si QCB Albania; si hap të parë në institucionalizimin e biznesit tuaj, ju rekomandojmë sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015.

Zbatimi i standarteve ISO 9001 në aktivitetin ditor të biznesit të një organizate, gjithashtu rrit rëndësinë e saj:

  • Duke i dhënë besueshmëri klientit që produkti apo shërbimi i kërkuar përputhet me specifikimet e miratuara (nga organizata dhe klienti), si dhe kërkesat e statutit apo rregullores.
  • Duke reduktuar kostot nëpërmjet një veprimi më eficent dhe me produktivitet më të madh.
  • Duke u përpjekur në vazhdimësi për kënaqjen e klientëve dhe palëve të interesuara (punonjësve, aksionerëve dhe mjedisit social) në lidhje me nevojat e tyre ekzistuese dhe ato në prespektivë.
  • Duke ndërmarrë veprimet e duhura për përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha aktiviteteve të ushtruara nga kompania.
  • Duke krijuar avantazh konkurues dhe tërhequr klientë apo investitore të rinj në tregjet ndërkombëtare.
  • Duke maksimizuar suksesin dhe rezultatet e organizatës në përputhje me burimet e nevojshme, në mënyre që t’a ruajë konkurueshmërinë në rang global.

Certifikatat e lëshuara nga QCB Albania janë të akredituara.

>> SHIKO TE GJITHA CERTIFIKIMET <<