ISO 22000: Certifikimi i sistemit për menaxhimin e sigurisë së ushqimit
Në mënyrë që të ofrohet siguria e ushqimit përgjatë zinxhirit ushqimor, është i domosdoshëm Standardi ISO 22000 për Sistemin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit për sigurimin e kushteve higjienike për prodhimin e ushqimit të shëndetshëm (higjiena e personelit, higjiena e pajisjeve, higjiena e lëndës së parë, e mjedisit, higjiena e përgjithshme, etj.) në kompanitë ushqimore duke përcaktuar masat për ofrimin e këtyre kushteve, prodhimin dhe shërbimin në aspektin e rrezikut shëndetësor, ku konsumatorët mund të japin arsyet që mund të përcaktojnë dhe eliminojnë këto shkaqe dhe bazohet në sistem.
ISO 22000 mund të zbatohet nga të gjitha llojet e organizatave të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në industrinë e ushqimit, duke filluar nga prodhuesit fillestar, prodhuesit e drithërave, prodhuesit e ushqimit për kafshë deri tek fabrikuesit e ushqimit, tregtarët me shumicë dhe pakicë, operatorët e shërbimeve të kateringut dhe magazinimit, po ashtu edhe prodhuesit e pajisjeve, materialeve të paketimit, agjentëve të pastrimit dhe sterilizimit, ingredientëve dhe konservantëve.
Implementimi dhe çertifikimi me Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore në përputhje me ISO 22000 i mundëson kompanisë:
- I jep besim konsumatorit dhe palëve të tjera të interesuara që të gjitha rreziqet e lidhura me sigurinë ushqimore janë identifikuar dhe kontrolluar në mënyrën e duhur.
- Tregon pajtim me kërkesat e rëna dakort që lidhen me sigurinë ushqimore në mënyrë që të rrisin kënaqësinë e klientit.
- Tregon përputhje me statutet dhe rregulloret e kërkesave të sigurisë ushqimore
Certifikatat e lëshuara nga QCB Albania janë të akredituara.