ISO 14001

ISO 14001:2015 Certifikimi i sistemit për menaxhim mjedisor

Standarti ISO 14001 specifikon kërkesat e përgjithshme për ngritjen e një Sistemi  enaxhimi  Mjedisor në një kompani. Ai fokusohet në njohjen e të gjitha aspekteve mjedisore dhe menaxhimin efektiv të pasojave të aktivitetit të kompanisë duke bërë të mundur të përmirësohet ndikimi i veprimtarisë së përgjithshme të kompanisë në aspektin mjedisor. Një organizatë mund të marrë dhe zbatojë çertifikimin me Standartin ISO 14001, pavarësisht madhësisë apo fushës së saj të veprimit.

Sistemet e Menaxhimit Mjedisor bazuar në ISO 14001 japin mundësinë e identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të aspekteve mjedisore të një organizate me synim:

  • Parandalimin e dëmtimit të mjedisit
  • Vlerësim të aspekteve mjedisore
  • Përmirësimin e vazhdueshëm
  • Respektimin e legjislacionit vendas dhe shmangien e gjobave
  • Ruajtjen e burimeve natyrore dhe reduktimin e kostos
  • Përmirësimin e imazhit të organizatës në publik
  • Përmirësimin e komunikimit me autoritetet

Certifikatat e lëshuara nga QCB Albania janë të akredituara.

>> SHIKO TE GJITHA CERTIFIKIMET <<